Sport

Karboubi, e para femër në botën arabe, që do të drejtojë një finale meshkujsh

14 Maj 2022, 10:45 Nga DOSJA
Karboubi, e para femër në botën arabe, që do të

Ajo është përzgjodhur nga FIFA për të gjykuar në finalet e Kupës së Botës për femra, të planifikuar në Australi dhe Zelandën e Re në 2023

MAROK - Bouchra Karboubi do të jetë femra e parë nga bota arabe, që drejton një finale të futbollit për meshkuj. 

Inspektorja e policisë 34-vjeçare do të drejtojë finalen e fundit të Kupës së Fronit 2019-2020, e pezulluar për shkak të pandemisë, mes FAR Rabat dhe Athletic Tetouan. 

Finalja e këtij trofeu është caktuar për të shtunën e 16 majit dhe në atë takim përveç Karboubit si gjyqtare kryesore e garës, do të jetë edhe një femër tjetër (Fatiha Jermoumi) në rolin e asistentes.

Gjyqtarja marokene Bouchra Karboubi vodhi vëmendjen gjatë finales së Kupës së Kombeve Afrikane 2021 midis Senegalit dhe Egjiptit, si ishte pjesë në zonën VAR.

Ajo është përzgjodhur nga FIFA për të gjykuar në finalet e Kupës së Botës për femra, të planifikuar në Australi dhe Zelandën e Re në 2023, së bashku me një gjyqtare tjetër marokene, Fatiha Jermoumi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll