Sport

Lewandowski refuzon rinovimin e kontratës me Bayern…

14 Maj 2022, 10:24 Nga DOSJA
Lewandowski refuzon rinovimin e kontratës me Bayern…

Sulmuesi ka informuar klubin bavarez për vendimin e tij për t'u larguar nga Gjermania dhe për të kaluar drejt “Camp Nou”

GJERMANI - Vendimi i Lewandowskit është i prerë: ai dëshiron të largohet nga Bayerni dhe të luajë për Barçën. Sulmuesi polak po synon të largohet nga “Allianz Arena” këtë verë dhe të vazhdojë të festojë golat e tij, por në “Camp Nou”, i veshur si “blaugrana”.

Siç një raporti të ‘Sport Bild’, Lewandowski tashmë e ka njoftuar Bayernin, se nuk e pranon ofertën e propozuar për rinovim. Kontrata e tij në Mynih përfundon më 30 qershor 2023, por futbollisti nuk do ta vazhdojë marrëdhënien, aq më pak me kushtet e ofruara. Oferta e klubit bavarez është e pamjaftueshme për Robertin dhe agjentin e tij, Pini Zahavi: asnjë përmirësim rroge (mbetet fiks në 15 milionë euro) dhe një vit më shumë kontratë.

Vendimi, siç theksohet nga Gjermania, është përfundimtar. Sulmuesi po aktivizon të gjitha levat e nevojshme për të qenë në gjendje të nënshkruajë me Barcelonën këtë verë. Bayern ka filluar ta pranojë mendimin e largimit të yllit të saj dhe do të ulet të dëgjojë ofertat për të.

Gazeta gjermane përmend Hasan Salihamidzicin, drejtorin sportiv të Bayern Munichut, si fajtorin kryesor për largimin e Lewandowskit. Polaku ndjek të njëjtat hapa si ish-shoku i tij i skuadrës David Alaba, i cili nuk pranoi ofertën e rinovimit dhe nënshkroi për Real Madridin si lojtar i lirë. Tashmë, misioni i klubit bavarez është, të paktën, të marrë një diçka nga transferta e futbollistit të tij, duke e ditur se sezoni i ardhshëm mund të jetë falas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll