Sport

PSG ka zgjedhur portierin: dorezat për Donnarumman, lamtumirë Navas...

14 Maj 2022, 10:21 Nga DOSJA
PSG ka zgjedhur portierin: dorezat për Donnarumman, lamtumirë Navas...

Sipas gazetës franceze, Spanja mund të rikthehet destinacioni i ardhshëm për ish-gardianin e Real Madridit, duke mos përjashtuar edhe ndonjë opsion anglez.

FRANCE - Ajo që përflitej ka ndodhur. Paris Saint-Germain e ka bërë zgjedhjen e fundit gardianin e portës së saj për sezonin e ardhshëm. 

Siç raporton “L'Equipe”, klubi parizien ka vendosur të fokusohet te Gianluigi Donnarumma, si portier titullar për skuadrën poshtë Kullës Eifel, duke ndërprerë kështu dualizmin e shumëpërfolur me Keylor Navas.

Duke qenë shumë më i ri në moshë, ish-portieri i Milanit, tani do ta shtyjë 35-vjeçarin nga Kosta Rika të jetë në shitje këtë verë. Sipas gazetës franceze, Spanja mund të rikthehet destinacioni i ardhshëm për ish-gardianin e Real Madridit, duke mos përjashtuar edhe ndonjë opsion anglez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll