Sport

"Kapa vetëm topin mister", Kumbulla bën Mourinhon për doktor, nuk mungon komenti i Canës

Dëmtim i vogël në stërvitje për José Mourinhon, dëmtim që erdhi megjithatë në një mënyrë anormale. Trajneri portugez teksa po drejtonte stërvitjen e tij të sotme ka marrë një goditje nga një lojtar, duke përfunduar në infermieri.

13 Maj 2022, 21:29 Nga DOSJA

ITALI- Dëmtim i vogël në stërvitje për José Mourinhon, dëmtim që erdhi megjithatë në një mënyrë anormale. Trajneri portugez teksa po drejtonte stërvitjen e tij të sotme ka marrë një goditje nga një lojtar, duke përfunduar në infermieri. Vetë Mourinho ka postuar në Instagram rekuperimin e tij: ““Nëse më shihni duke çaluar, duhet ta dini se një lojtar më ka dhënë goditje në stërvitje K...K”.

Tifozët kishin dyshime nëse bëhej fjalë për Rick Karsdorp apo Marash Kumbulla.
Përsëri ishte vetë Murinho që sqaroi gjithçka mes batutës, duke treguar edhe imazhin: “Pasi Rick Kardsorp u ngacmua në rrjetet sociale, duhet të postoj këtë foto dhe të them se Marash Kumbulla është fajtor”. Por asgjë nuk u mbyll këtu, pasi në foton e publikuar ku tregoi edhe “fajtorin” nuk ka munguar edhe komenti i Marash Kumbullës, i cili shkruan: “Kapa vetëm topin mister”.

Në këtë postim nuk ka munguar gjithashtu as komenti i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili mes batutës shprehet se Kumbulla e bëri këtë që të mos luante Mourniho titullar në “Air Albania”. “Jose, Kumbulla të dëmtoi që të mos luash titullar në Tiranë”, ishte komenti epik i Canës.


E.Ç (Dosja.al)

135268 5786

Sondazh

Poll