Sport

Dybala gjithnjë e më shumë drejt qendrimit në Itali, Mourinho do sulmuesin te Roma

Bëhet e ditur se Jorge Antun, agjenti i Dybala-s, ka biseduar me Beppe Marotta-n për të folur për një të ardhme të mundshme të klientit të tij te Inter. Aktualisht kontaktet janë joformale

13 Maj 2022, 15:04 Nga DOSJA
Dybala gjithnjë e më shumë drejt qendrimit në Itali,
Paolo Dybala

ITALI- Bëhet e ditur se Jorge Antun, agjenti i Dybala-s, ka biseduar me Beppe Marotta-n për të folur për një të ardhme të mundshme të klientit të tij te Inter. Aktualisht kontaktet janë joformale. Ashtu siç dihet, për Dybalan ka interes nga La Liga dhe Premier League. Sipas Corriere dello sport, Roma ka lëvizur konkretisht për shërbimet e argjentinasit.

Fillon me dy fakte: vlerësimin e Mourinhos, i cili pas ndeshjes së fundit Roma-Juve në Olimpico, iu afrua Paulos duke i thënë se "je një lojtar i madh, do të doja të stërvitja dikë si ty" dhe interesimi i argjentinasit për të qendëruar në Itali. Antun ishte në Romë me familjen dhe klientin e tij.

Verdhekuqtë, në çdo rast, duhet të kapërcejnë konkurencën e shumë klubeve dhe për ta bërë këtë ata mund të fokusohen në dëshirën e Dybala-s për t'u ndjerë protagonist dhe në qendër të një projekti teknik. Ai dëshiron të kthehet në nivelet më të larta për të fituar një vend si protagonist në Botërorin e ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll