Bota

Serbia nis 'aksionin e madh diplomatik', Selakoviç: 4 shtete tërheqin njohjen e Kosovës

Sipas Ministrit të Jashtëm serb Nikola Selakoviç Beogradi do të nisë një aksion të madh diplomatik që synon tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete.

13 Maj 2022, 13:03 Nga DOSJA
Serbia nis 'aksionin e madh diplomatik', Selakoviç: 4 shtete
Kosove, Serbi

SERBI- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit e kërkuar me urgjencë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç ku vendimi kryesor që u mor është nisja e një fushate për mosnjohjen e Kosovës.

Sipas Ministrit të Jashtëm serb Nikola Selakoviç Beogradi do të nisë një aksion të madh diplomatik që synon tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete.

"Katër shtete kanë tërhequr tashmë njohjen e Kosovës"- tha Selakoviq.

Ministri po ashtu theksoi se Serbia po përballet me presione të mëdha në fushën e politikës së jashtme. Ai deklaroi se qeveria amerikane, në deklaratën e saj lidhur me kërkesën e të ashtuquajturit Për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, Kosova e ka bërë të qartë se ende e konsideron të rëndësishme Marrëveshjen e Uashingtonit.

Kemi marrë informacione se së paku dy shtete të mëdha janë duke punuar në mbështetje logjistike për Prishtinën për njohjet e reja, por edhe në fushatën për tërheqjen e njohjeve”, tha ai, duke shtuar se katër shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës me nota diplomatike.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll