Bota

Aplikimi i Kosovës për anëtarësin në KiE, Vuçiç nis mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Vuçiç njoftoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ditën e djeshme pasi Kosova dorëzoi zyrtarisht kërkesën për t'u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

13 Maj 2022, 12:30 Nga DOSJA
Aplikimi i Kosovës për anëtarësin në KiE,
Alkesander Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sot do të kryesojë një seancë speciale të Këshillit të Sigurisë Kombëtare e cila ka nisur në orën 11:00 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, njofton Shërbimi për Bashkëpunim me Median i Presidentit të Republikës.

Vuçiç njoftoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ditën e djeshme pasi Kosova dorëzoi zyrtarisht kërkesën për t'u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

Nuk do të jetë aq e lehtë për ata që mendojnë se mund të na shantazhojnë dhe të na bëjnë presion”, tha ai ditën e djeshme.

Sa i përket kërkesës aktuale të Prishtinës për t'u pranuar në anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi Federata Ruse u përjashtua nga kjo organizatë, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, Vuçiç paralajmëroi se do të ketë një një përgjigje të ashpër nga Serbia.

Në një fjalim publik më 6 maj, pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajcak, në Berlin, ai njoftoi vazhdimin e aksionit të Beogradit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në atë fjalim ai për herë të parë deklaroi publikisht se pozita e Serbisë është rënduar nga presidenti rus Vladimir Putin. Vuçiç vlerësoi se deklarata e Putinit se rasti i Kosovës vendosi një precedent juridik ndërkombëtar që mund të zbatohej në Ukrainë (për Donetsk dhe Lugansk), kontribuoi në rritjen e presionit perëndimor ndaj Beogradit për ta njohur Kosovën.

Sipas Vuçiçit, njohja nga Serbia duhet t'i shërbejë Perëndimit si dëshmi se ajo që ndodhi me Kosovën nuk është e njëjtë me atë që po ndodh tani me Ukrainën, sepse Putini "nuk ka marrëveshje".

Vuçiç la të kuptohet se Serbia do të insistonte në përgjigje se Prishtina ka shkelur marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll