Bota

Mes kaosit dhe trazirave, kryeministri i ri i Sri Lankës po pëpiqet të formojë një qeveri të re

Ai do të kryesojë një qeveri e cila do të merret me gjetjen e një rrugëdaljeje nga kriza më e keqe ekonomike e Sri Lankës që nga pavarësia, me mungesa të mëdha të ushqimit, karburantit, ilaçeve dhe ndërprerjet e energjisë.

13 Maj 2022, 13:07 Nga DOSJA

Mes kaosit dhe trazirave, kryeministri i ri i Sri Lankës po pëpiqet

SRI LANKA- Presidenti i rrethuar i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është betuar që do të zgjedhë një kryeministër të ri për të zëvendësuar vëllanë e tij, ndërkohë që vendi po kalon disa trazira.

Sipas The Guardian, kryeministri i ri u vendos Ranil Wickremesinghe, i cili ka mbajtur postin pesë herë më pare. Ai do të kryesojë një qeveri e cila do të merret me gjetjen e një rrugëdaljeje nga kriza më e keqe ekonomike e Sri Lankës që nga pavarësia, me mungesa të mëdha të ushqimit, karburantit, ilaçeve dhe ndërprerjet e energjisë.

Wickremesinghe vizitoi një tempull budist pasi bëri betimin dhe u tha gazetarëve se do të punojë si me opozitën ashtu edhe me partinë qeverisëse për të gjetur zgjidhje për vështirësitë me të cilat përballen njerëzit. 

"Ne duam ta kthejmë kombin në një pozicion ku njerëzit tanë do të kenë përsëri tre vakte në ditë. Rinia jonë duhet të ketë një të ardhme,"- tha Wickremesinghe. 

Ai kryeson partinë Kombëtare të Bashkuar (UNP), e cila ka vetëm një vend në parlament, por Vajira Abeyëardena, një zyrtare e UNP-së, tha se një qeveri e udhëhequr nga Ëickremesinghe kishte mbështetjen e shumicës prej 160 nga 225 deputetë. 

"Ai është duke u betuar si kryeministër ... sepse një numër anëtarësh të parlamentit i kanë kërkuar të marrë përsipër dhe të zgjidhë problemet e vendit,"-tha Abeyëardena.

Mahinda Rajakapsa, vëllai i presidentit, dha dorëheqjen pa dëshirë si kryeministër të hënën pas sulmeve të dhunshme nga mbështetësit e familjes ndaj protestuesve paqësorë antiqeveritar.

Protestuesit kanë fajësuar presidentin për keqmenaxhimin ekonomik dhe korrupsionin shkatërrues që e kanë shtyrë Sri Lankën në prag të falimentimit dhe në mënyrë të përsëritur i kanë kërkuar dorëheqjes. Është e paqartë nëse emërimi i Wickremesinghe do të jetë i mjaftueshëm për t'i qetësuar ata.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll