Bota

Bilanci i luftës, 226 fëmijë janë vrarë dhe 420 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë

Këto shifrat e publikuara mund të ndryshojnë pasi janë ende duke u zhvilluar hetimet edhe në rajonet të cilat aktualisht po sulmohen nga forcat ruse.

13 Maj 2022, 12:26 Nga DOSJA

Bilanci i luftës, 226 fëmijë janë vrarë dhe 420

 

UKRAINË- Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, ka përditësuar shifrat teksa 226 fëmijë janë vrarë dhe 420 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, këto shifrat e publikuara mund të ndryshojnë pasi janë ende duke u zhvilluar hetimet edhe në rajonet të cilat aktualisht po sulmohen nga forcat ruse.

Ndërkohë dyshohet se numri i fëmijëve të vrarë mund të jetë edhe më i lartë. Ndër të tjera për shkak të bombardimeve të vazhdueshme , rreth 1721 institucione arsimore u dëmtuan dhe 139 të tjera u shkatërruan plotësisht.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll