Bota

Senatori i Kongresit vonon procesin e miratimit të paketës për Ukrainën

Senatori i Kentakit, Rand Paul, vonoi procesin e Kongresit ditën e djeshme për marrëveshjen unanime që duhej të vazhdonte.

13 Maj 2022, 12:32 Nga DOSJA

Senatori i Kongresit vonon procesin e miratimit të paketës për

 

SHBA-Në Uashington, ka pasur një përpjekje për të përshpejtuar procesin për miratimin e fondit prej 40 miliardë dollarësh si ndihmë për Ukrainën.

Sipas Sky News, Senatori i Kentakit, Rand Paul, vonoi procesin e Kongresit ditën e djeshme për marrëveshjen unanime që duhej të vazhdonte. 

“Nëse senatori Paul këmbëngul në kërkesat e tij të pamatura, gjithçka që ai do të arrijë është të vonojë ndihmën e nevojshme për Ukrainën,” tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer.

Masa dypartiake, e mbështetur nga presidenti Joe Biden, nënvizon vendosmërinë e Amerikës për të përforcuar mbështetjen e saj për forcat e Ukrainës. Legjislacioni është miratuar me shumicë dërrmuese nga Dhoma e Përfaqësuesve, dhe ka mbështetje të fortë dypartiake në Senat. Miratimi përfundimtar nuk është në dyshim.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll