Përpjekja për një marrëveshje, nis takimi Kosovë-Serbi në Bruksel
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të kenë së pari takime dypalëshe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak e më pas palët mund të kenë takim të përbashkët. Lajçak do të takohet fillimisht me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi dhe më pas me atë serb Petar Petkovic.
BRUKSEL- Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, do të presë sot në takim kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në vijim të dialogut.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të kenë së pari takime dypalëshe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak e më pas palët mund të kenë takim të përbashkët. Lajçak do të takohet fillimisht me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi dhe më pas me atë serb Petar Petkovic.
Bisedimet do të vijojnë me temat që janë diskutuar disa javë më parë, ku kryesore mbetet çështja e targave të makinave. Palët nuk kanë arritur pajtueshmëri për një zgjidhje afatgjate për këtë temë, edhe pse ka skaduar mandati prej gjashtë muajsh për grupet punuese që të arrijnë një marrëveshje.
Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i përballur me mungesë të suksesit në këtë proces, po tenton që të arrihet ndonjë marrëveshje së shpejti në mënyrë që të hapet rruga edhe për një takim në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ditë më parë Kurti dhe Vuçiq janë takuar në një darkë joformale në Berlin. Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë më parë se nuk do t’i ftojë liderët në takime të nivelit të lartë, derisa të mos ketë sinjale të qarta se në takim të tillë do të arrihet përparim konkret. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u takuan më 21 prill në Bruksel në tentativë për të arritur një marrëveshje të përhershme mbi targat pasi përfundimit të asaj të përkohshme që u arrit më 30 shtator të 2021. Me marrëveshjen e përkohshme, Kosova dhe Serbia u pajtuan që automjetet e dy vendeve, gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës, t’i mbulojnë me letra të bardha ngjitëse simbolet shtetërore në targa.
Më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës, kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës, makinat me targa serbe, duhet të merrnin targa provizore. Ideja ishte që këto targa provizore të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro. Kjo më pas nxiti protesta dhe bllokada nga serbët lokalë, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
(d.a/dosja.al)
Sondazh
Zelenskyy: Rusia ka pësuar një disfatë strategjike në Ukrainë
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka thënë se tashmë Rusia ka pësuar një disfatë strategjike në ...
Trupat ruse qëllojnë me raketa rafinerinë e naftës në Kremenchuk
UKRAINË- Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat ruse kanë qëlluar me raketa një rafineri nafte në qytetin industrial Kreme...
Akuzohet për krime lufte në Ukrainë, del sot para gjykatës ushtari rus
RUSI- Një ushtar rus do të dalë sot në gjyq për vrasjen e dyshuar të një civili ukrainas të paarmatosur. Ky ësht&...
LUFTA/Trupat tërhiqen nga Kharkiv, Zelenskyy: Humbja e Rusisë, e dukshme
Lufta Ukraine-Rusi UKRAINË- Lufta futet sot në ditën e 79-të të saj ku vazhdon beteja në fabrikën e çe...
Në Kiev fillon gjyqi i parë për krimet e luftës
UKRAINË-Një gjykatë në Kiev do të dërgojë rastin e parë të krimeve të luftës të luftës. Ushta...
Borrell: BE premton 500 milionë euro më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën
SPANJË- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka premtuar 500 milionë euro të tjera mbështetje...
Kompania inxhinierike Siemens AG largohet nga operimi i saj në Rusi
RUSI-Kompania inxhinierike Siemens AG, ka njoftuar se do të largohet nga operimi i saj në Rusi, pas pothuajse 170 vitesh. Kompania tha se "d&eu...
Deputeti finlandez: Ne nuk jemi gati të përshkallëzojmë luftën, kjo është për të rritur sigurinë tonë
FINLANDË- Deputeti finlandez dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Erkki Tuomioja ka thënë për Sky News se ai kishte të nj&e...
Rusia paralajmëron hakmarrje ndaj Finlandës
Rusia ka thënë se do të detyrohet të marrë “hapa hakmarrës”, për shkak të vendimit të shtetit fqinj, ...
Avancojnë forcat ukrainase, vijojnë kundërsulmin ndaj trupave ruse në Kharkiv
UKRAINË- Një kundërsulm ukrainas në veri vazhdon të prishë linjat ruse të furnizimit. Ukrainasit kanë marrë ...

