13 Maj 2022, 12:30
Nga DOSJA
Alkesander Vucic
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sot do të kryesojë një seancë speciale të Këshillit të Sigurisë Kombëtare e cila ka nisur në orën 11:00 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, njofton Shërbimi për Bashkëpunim me Median i Presidentit të Republikës.
Vuçiç njoftoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ditën e djeshme pasi Kosova dorëzoi zyrtarisht kërkesën për t'u anëtarësuar në Këshillin e Europës.
“Nuk do të jetë aq e lehtë për ata që mendojnë se mund të na shantazhojnë dhe të na bëjnë presion”, tha ai ditën e djeshme.
Sa i përket kërkesës aktuale të Prishtinës për t'u pranuar në anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi Federata Ruse u përjashtua nga kjo organizatë, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, Vuçiç paralajmëroi se do të ketë një një përgjigje të ashpër nga Serbia.
Në një fjalim publik më 6 maj, pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajcak, në Berlin, ai njoftoi vazhdimin e aksionit të Beogradit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Në atë fjalim ai për herë të parë deklaroi publikisht se pozita e Serbisë është rënduar nga presidenti rus Vladimir Putin. Vuçiç vlerësoi se deklarata e Putinit se rasti i Kosovës vendosi një precedent juridik ndërkombëtar që mund të zbatohej në Ukrainë (për Donetsk dhe Lugansk), kontribuoi në rritjen e presionit perëndimor ndaj Beogradit për ta njohur Kosovën.
Sipas Vuçiçit, njohja nga Serbia duhet t'i shërbejë Perëndimit si dëshmi se ajo që ndodhi me Kosovën nuk është e njëjtë me atë që po ndodh tani me Ukrainën, sepse Putini "nuk ka marrëveshje".
Vuçiç la të kuptohet se Serbia do të insistonte në përgjigje se Prishtina ka shkelur marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit.
(d.a/dosja.al)
Bota
13 Maj 2022, 12:26
UKRAINË- Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, ka përditësuar shifrat teksa 226 fëmijë janë vrarë dhe 420...
Bota
13 Maj 2022, 12:23
Bislimi dhe Lajcak
BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi ka nisur takimin e tij me emisarin e BE-...
Bota
13 Maj 2022, 12:22
MBRETËRIA E BASHKUAR- Sekretarja e Jashtëme e Mbretërisë së Bashkuar u ka kërkuar liderëve botërorë që t&eum...
Bota
13 Maj 2022, 12:12
Bislimi, Lajcak dhe Petkovic
BRUKSEL- Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak,...
Bota
13 Maj 2022, 12:12
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka thënë se tashmë Rusia ka pësuar një disfatë strategjike në ...
Bota
13 Maj 2022, 12:13
UKRAINË- Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat ruse kanë qëlluar me raketa një rafineri nafte në qytetin industrial Kreme...
Bota
13 Maj 2022, 11:52
RUSI- Një ushtar rus do të dalë sot në gjyq për vrasjen e dyshuar të një civili ukrainas të paarmatosur. Ky ësht&...
Bota
13 Maj 2022, 11:43
Lufta Ukraine-Rusi
UKRAINË- Lufta futet sot në ditën e 79-të të saj ku vazhdon beteja në fabrikën e çe...
Bota
13 Maj 2022, 11:46
UKRAINË-Një gjykatë në Kiev do të dërgojë rastin e parë të krimeve të luftës të luftës. Ushta...
Bota
13 Maj 2022, 09:45
SPANJË- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka premtuar 500 milionë euro të tjera mbështetje...