Bota

Liz Truss i bën thirrje liderëve botëror: Ukraina ka nevojë për më shumë armë

Duke folur me gazetarët në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, Liz Truss bëri thirrje për më shumë dispozita ushtarake për Ukrainën për të ndihmuar vendin në mbrojtjen e tij kundër Rusisë.

13 Maj 2022, 12:22 Nga DOSJA

Liz Truss i bën thirrje liderëve botëror: Ukraina ka nevojë

MBRETËRIA E BASHKUAR- Sekretarja e Jashtëme e Mbretërisë së Bashkuar u ka kërkuar liderëve botërorë që të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi presidentin rus Vladimir Putin duke vendosur sanksione të mëtejshme ndërkombëtare ndaj Rusisë. ajo gjithashtu i ka kërkuar që të furnizojnë me më shumë armë për Ukrainën.

Sipas BBC, duke folur me gazetarët në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, Liz Truss bëri thirrje për më shumë dispozita ushtarake për Ukrainën për të ndihmuar vendin në mbrojtjen e tij kundër Rusisë.

“Është shumë e rëndësishme në këtë kohë që ne të vazhdojmë presionin mbi Vladimir Putin duke furnizuar më shumë armë në Ukrainë dhe duke rritur sanksionet”, tha ajo.

Ministrat e jashtëm të G7 janë takuar në Gjermani gjatë tre ditëve të fundit për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj dhe në veçanërisht rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë në mbarë botën.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll