Bota

Marrëveshja për targat, Bislimi nis takimin me Lajçak në Bruksel

Lajçak ka përfunduar takimin e tij me përfaqësuesin serb Petar Petkoviç dhe më pas pritet që të zhvillohet një takim trepalësh.

13 Maj 2022, 12:23 Nga DOSJA

 

Marrëveshja për targat, Bislimi nis takimin me Lajçak në
Bislimi dhe Lajcak

BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi ka nisur takimin e tij me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Lajçak ka përfunduar takimin e tij me përfaqësuesin serb Petar Petkoviç dhe më pas pritet që të zhvillohet një takim trepalësh.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u shpreh se tema kryesore do të jetë arritje e një marrëveshje për targat, energjinë si dhe për personat e zhdukur.

Siç raportojnë mediat serbe, delegacionit të Beogradit do t’i bashkohen edhe ekspertë të fushave, për të cilat do të bisedohet në këtë takim.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll