Sport

Tmerrohet Juventus, askush si De Ligt në Itali, zbulohet statistika e frikshme e mbrojtësit

12 Maj 2022, 18:09 Nga DOSJA
Tmerrohet Juventus, askush si De Ligt në Itali, zbulohet statistika e

ITALI– Juventus e mbyll sezonin pa trofe. Skuadra bardhezi u mund në finalen e Kupës së Italisë përballë Interit. Nëntë penallti të fërshëllyera kundër Juventusit mes Kupës së Italisë, Superkupës dhe kampionatit. 11 në total duke përfshirë edhe Kupat e Europës.

Në qendër të mbrojtjes është Matthijs De Ligt, lojtari që ka shkaktuar më së shumti ndaj të gjithëve. Pasi ka ardhur nga Ajax në vitin 2019, De Ligt nuk ka pasur fat të madh përsa i përket penalltive të shkaktuara.

Mjafton të thuhet se në të gjithë Europën (duke përfshirë të gjitha kompeticionet), që nga zbarkimi i tij në Torino, vetëm Diego Carlos i Sevillas (të dhënat e Opta) ka shkaktuar më shumë penallti: 11. Mbrojtësi i Juventusit ka mjaftohet me 7. De Ligt është rritur në aspektin taktik, por vazhdon të jetë naiv në zonë.

E.Ç (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport de ligt juventus de ligt juventus

Sondazh

Poll