Sport

Udhëtim drejt Tiranës për finalen e Conference League, një odise…

12 Maj 2022, 15:35 Nga DOSJA
Udhëtim drejt Tiranës për finalen e Conference League, një

ZVICER – Me 13 ditë para finales së Conference League, udhëtimi drejt Tiranës, skena e ndeshjes finale ndërmjet Romës dhe Feyenoord, po kthehet në një odise për tifozët, përfshirë edhe ata me biletë.

Në rastin e mbështetësve të Romës, shumë linja ajrore kanë anuluar fluturimet drejt kryeqytetit shqiptar dhe tifozët e prekur kanë të drejtë vetëm për rimbursim, ose ndryshim datash.

Kësaj i shtohen edhe problemet organizative për terrenin që po përjetojnë dy klubet, të cilat në tri ditët e fundit kanë qenë në Tiranë për të kryer një inspektim.

Midis infrastrukturës, lidhjeve dhe zonave të pritjes, ka mangësi të konsiderueshme për të pritur një finale (më 25 maj) me jo vetëm për 20.000 tifozët në stadium, por edhe një numër të papërcaktuar tifozësh (të paktën 50.000, që mund të shkaktojnë probleme me rendin publik) që vijnë nga Holanda dhe Italia pa bileta.

Nga 16 maji, kontrolli i operacioneve organizative, do t’i kalojë zyrtarisht UEFA-s, e cila do të përpiqet të zgjidhë çështje të ndërlikuara. Një takim do të zhvillojnë edhe klubet e Romës dhe Feyenoordit.

Tifozët që kanë humbur fluturimet e tyre po studiojnë mënyra të tjera për të udhëtuar drejt Shqipërisë për të parë finalen, si udhëtimi përtej detit Adriatik nga Ankona në drejtim të Durrësit, raporton shtypi europian.

B.T (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport “uefa europa conference league” feyenoordit dhe union berlin finales së conference league roma është me josé mourinhon uefa conference league “uefa europa conference league” feyenoordit dhe union berlin finales së conference league roma është me josé mourinhon uefa conference league

Sondazh

Poll