Sport

Zeman, tjetër ‘kunj’ Mourinhos për finalen e Tiranës: Trofe për vende të prapambetura!

12 Maj 2022, 17:54 Nga DOSJA
Zeman, tjetër ‘kunj’ Mourinhos për finalen e Tiranës:

ITALI- Zdenek Zeman feston sot 75 vjetorin. Mesazhe të shumta urimi i kanë mbërritur trajnerit të Foggia-s, ish-trajner i shumë skuadrave, duke përfshirë Lazion dhe Romën. Sot tekniku u rikthye të fliste për Romën, por e bëri këtë duke hedhur shigjeta drejt trajnerit të Romës: “A e çoi Mourinho Romën në finalen e Conference League? Është një sinjal i asaj që përfaqëson ky kompeticion.

Po çfarë Kupe është? Është një kompeticion i nivelit të ulët, një turne i ri ku luajnë vende të prapambetura në arenën futbollistike, edhe pse ka pasur edhe skuadra të mëdha pjesëmarrëse”, tha Zeman në “Rai Radio1”.

Dihen kontrastet mes Zemanit dhe Mourinhos, polemika e fundit shpërtheu në muajin mars, kur pas një interviste të trajnerit , “Special One” nuk deshi t’i komentonte deklaratat e tij: “Nuk iu përgjigjem atyre që kanë fituar vetëm dy tituj në Serie B”. Nesër, trajneri portugez do të flasë në një konferencë për shtyp në orën 16:00 dhe kushedi, ndoshta përgjigja e re për fjalët e ashpra të Zemanit do të vijë.

E.Ç (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport mourinho zeman mourinho zeman

Sondazh

Poll