Sport

Liverpool, 35.500 kërkesa për finalen e Champions. Ja të privilegjuarit…

12 Maj 2022, 16:12 Nga DOSJA
Liverpool, 35.500 kërkesa për finalen e Champions. Ja të

ANGLI – Liverpool ka marrë 35.500 kërkesa për bileta, për finalen e Champions League kundër Real Madrid, e cila do të luhet më 28 maj në Paris.

Sipas klubit, 29.5 për qind e tifozëve që kanë kërkuar një biletë, do ta marrin atë, sepse klubi anglez ka marrë vetëm 19.600 biletave nga UEFA, që do të shkojnë për tifozët “reds”. Ndërkohë, 21% biletave do të shkojnë për ata tifozë dhe që kanë një abone në zonën VIP të “Anfield”.

Mediat dhe familjet e lojtarëve të ekipit të parë do të marrin 14% të biletave, ndërsa partnerët e biznesit të Liverpoolit do të marrin 2%.

UEFA shpërndau 19.600 bileta për çdo ekip dhe mbajti 35.000 për vete. “Stade de France”, stadiumi i finales, ka një kapacitet për rreth 75.000 spektatorësh. Kjo u kritikua nga Jürgen Klopp, trajneri i anglezëve, i cili pyeti: “Ku shkojnë biletat e UEFA-s?”.

Tifozët me fat të Liverpoolit që marrin një biletë, do të njoftohen këtë të enjte dhe do të mund t’i blejnë biletat e tyre nga e hëna e 16 majit.

B.T (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport “anfield” kundër liverpoolit “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league europa league champions league kundër real madridit “anfield” kundër liverpoolit “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league europa league champions league kundër real madridit

Sondazh

Poll