Sport

Messi imazh i vendit saudit, postimi tërbon Amnesty International: Vërtetë e mbështet këtë?

12 Maj 2022, 16:05 Nga DOSJA
Messi imazh i vendit saudit, postimi tërbon Amnesty International:

ARABI- Lionel Messi ka postuar një foto në Instagram dhe ka ndezur tërbimin e Amnesty International. Sulmuesi argjentinas është kthyer në fytyrën e re të turizmit të Arabisë Saudite. 34-vjeçari pasi mori disa ditë pushim nga Paris Saint-Germain, më pas shkoi në Detin e Kuq.

Sulmuesi ndau disa foto nga varka, duke reklamuar bukuritë e vendit të Lindjes së Mesme. Llogaria zyrtare në Instagram e Visit Saudi, një organ turistik në Arabinë Saudite, publikoi një imazh për të mirëpritur 7 herë fituesin e ‘Topit të Artë’ dhe miqtë e tij. 34-vjeçari u fotografua duke marrë një pritje tradicionale: “Nga Deti i Kuq në Xhedën historike, aventura e një jete të pret”.

Një partneritet që i befasoi të gjithë. Drejtuesit e PSG-së në fakt janë nga Katari dhe marrëdhëniet mes dy vendeve të Lindjes së Mesme nuk janë pozitive sepse janë rivalë si ekonomikisht ashtu edhe gjeopolitikisht për epërsinë e zonës. Megjithatë, pronarët e klubit francez janë njoftuar për marrëveshjen para udhëtimit të Messit në Arabinë Saudite.

Klubi parizian, ndër të tjera, në të kaluarën u përpoq të ndërmjetësonte mes dy vendeve për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për të shmangur tensionet. Skuadra nga kryeqyteti francez, për shembull, ra dakord të luante Kupën e Sezonit të Riadit në janar përpara se të shtyhej kompeticioni.

PSG-ja, pra, nuk është kundër partneritetit, por kritikat nuk mungojnë. Amnesty International Norëay mbajti një qendrim kundër Messit: “Të udhëtosh në Arabinë Saudite është një gjë, por të paguhesh për të lavdëruar vendin është një gjë tjetër”. Organizata joqeveritare renditi gjithashtu të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut për të cilat akuzohet Arabia, përpara se të pyeste: “A dëshiron vërtet ta mbështesësh këtë, Messi?”

Ministri i Turizmit të Arabisë Saudite, Ahmed Al-Khatib, në mikrofonat e sportbuzzbusiness. fr, ai tha se ishte i lumtur me partneritetin: “Sot mirëpres Lionel Messin dhe miqtë e tij në Arabinë Saudite për një festë të veçantë. Kjo nuk është vizita e tij e parë në Mbretëri, as e fundit, dhe jam i lumtur të njoftoj se Messi do të jetë ambasador i turizmit saudit.

E.Ç (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport messi psg messi psg

Sondazh

Poll