Sport

Roma, inspektim në Tiranë për udhëtimin dhe akomodimin; zbulohet axhenda

12 Maj 2022, 17:42 Nga DOSJA
Roma, inspektim në Tiranë për udhëtimin dhe akomodimin;

ITALI– Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda. Kur kanë mbetur më pak se dy javë, Roma ka nisur organzimin. Sipas Corriere Dello Sport, një delegacion i drejtuar nga menaxheri i klubit Gianluca Gombar ka mbërritur në Shqipëri për një takim.

Ditën e premte do të ketë një konferencë më të detajuar për sigurinë dhe udhëtimin e skuadrës. Verdhekuqtë do të largohen nga kryeqyteti më datë 23 maj me charter dhe më pas do të zhvendosen në një hotel në Tiranë, vendosur nga UEFA. Roma po bashkëpunon gjithashtu me një agjenci udhëtimesh sa i përket akomodimit për të gjetur vende për bashkëshortet e lojtarëve.

Javën e ardhshme do të jetë një ditë e hapur për mediat në qendrën sportive Trigoria ku gazetarët do të shohin nga afër seancën stërvitore dhe do të kenë mundësi të intervistojnë një nga lojtarët caktuar nga vetë klubi i Romës. Ditën e ndeshjes, stadiumi Olimpico do të jetë i hapur për të gjithë tifozët ku do të kenë mundësi të shohin ndeshjen në një ekran gjigant.

E.Ç (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport conference league roma conference league roma

Sondazh

Poll