Sport

Conf.League, UEFA i kthen Feynoord përgjigjen negative; Shitja e biletave është mbyllur

12 Maj 2022, 17:32 Nga DOSJA
Conf.League, UEFA i kthen Feynoord përgjigjen negative; Shitja e biletave

HOLANDË– Bashkia e Roterdamit planifikon çdo detaj që lidhet me finalen e Conference League. Feynoord do të ndeshet me Romën në datën 25 maj dhe në rast se skuadra arrin të fitojë trofeun, atëherë festa është planifikuar të zhvillohet dy ditë më vonë në stadiumin “De Kuip” të qytetit-port.

Ndërkohë, përsa i përket çështjes së biletave për të cilën klubi i Feynoord ka kërkuar sqarime në UEFA, gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur. Sipas mediave holandeze, UEFA ka kërkuar falje për mënyrën se si e ka menaxhuar gjithë situatën por nuk mund të bëjë asgjë.

Tifozët holandezë kanë kërkuar përsëritjen e procedurës, por zyrtarisht kanë marrë një përgjigje negative, çka do të thotë se ata që kanë mundur të sigurojnë hyrjen në “Arenën Kombëtare” mund të qëndrojnë të qetë pasi procedura nuk do të përsëritet sepse edhe teknikisht nuk është e mundur. Sipas ‘De Telegraaf”, shqiptarët kanë përfituar deri në 89 % të të gjitha biletave të zonës gri që në total ishin 8500.

E.Ç (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport conference league feynoord conference league feynoord

Sondazh

Poll