Sport

Klauzola, që e shpëton Haalandin për t’u larguar nga City

12 Maj 2022, 16:29 Nga DOSJA
Klauzola, që e shpëton Haalandin për t’u larguar nga City

GJERMANI – Manchester City konfirmoi të martën e kaluar se ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e Erling Haaland për 60 milionë euro, çmimi i klauzolës që norvegjezi mund të largohej nga klubi gjerman.

City tashmë po finalizon me përfaqësuesit e lojtarit kushtet e kontratës për pesë vitet e ardhshme, në të cilat ai do të marrë rreth 20 milionë neto për secilin prej tyre.

Ditët e fundit kishte spekulime, se Haaland kishte përfshirë një klauzolë për të qenë në gjendje të largohej nga City, nëse ndonjë klub vendoste 150 milionë euro në tavolinë.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot se ekzistenca e klauzolës në fjalë është e vërtetë. Sipas informacioneve të sipërpërmendura, klauzola mund të aktivizohet, nëse dëshiron vetë futbollisti, para përfundimit të vitit të tretë të kontratës së tij pesëvjeçare.

Haaland dhe shoqëruesit e tij, përsërisin kështu formulën e përdorur nga lojtari kur nënshkroi kontratat e tij me Red Bull Salzburg dhe Borussia Dortmund.

Me klubin austriak ai pranoi të largohej për 20 milionë euro, ndërsa me klubin gjerman kushti ishte për 60 milionë euro. Haaland dëshiron të jetë pronari i fatit të tij dhe të mbajë opsionin për t’u larguar nga Manchester City për 150 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport 21-vjeçari erling haaland blerjes verore të manchester cityt fenomeni i borussia dortmundit 21-vjeçari erling haaland blerjes verore të manchester cityt fenomeni i borussia dortmundit

Sondazh

Poll