Sport

Kupa e Italisë/ Lojtarët e Interit duartrokasin arbitrin, Handanovic: Bravo Valeri

12 Maj 2022, 11:31 Nga DOSJA
Kupa e Italisë/ Lojtarët e Interit duartrokasin arbitrin, Handanovic:

ITALI- Juventus-Inter, siç pritej, ishte një ndeshje shumë intensive e destinuar për të shkaktuar diskutime. Në fund, skuadra e Simone Inzaghit fitoi Kupën e Italisë në kohën shtesë.Mes protagonistëve të ndeshjes sigurisht edhe arbitri Valeri i cili iu desh të përballej me një sërë situatash të komplikuara në fushë dhe në pankinë.

Vendimet e tij shkaktuan reagime të ndryshme te tifozët e dy skuadrave, duke i zemëruar shumë ata të Juventusit. Në fund të takimit, kur arbitri Valeri dhe gjyqtarët e tjerë morën ‘koridorin e nderit’, përveç duartrokitjeve të zakonshme, në adresën e Valerit u bërtit edhe një fjali nga Samir Handanovic. “Bravo Valeri”.

 

I vincitori giustamente applauditi! #JuveInter #CoppaItaliaFrecciarossa #JuventusInter pic.twitter.com/nV2MmNTtzo

— Paul (@PaoloSebastio) May 11, 2022

Asgjë e bujshme, por një dinamikë normale e fushës, me komplimente nga një prej lojtarëve më përfaqësues dhe me eksperiencë.Një situatë që megjithatë është marrë keq nga tifozët e Juventusit, të cilëve nuk u ka pëlqyer drejtimi i ndeshjes nga Valeri, veçanërisht për dy penalltitë që iu akorduan Interit.

E.Ç (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport inter juventus valeri inter juventus valeri

Sondazh

Poll