Sport

Fillon gjyqi mes grave të Rooney dhe Vardy: gjithçka që duhet të dini…

11 Maj 2022, 09:17 Nga DOSJA
Fillon gjyqi mes grave të Rooney dhe Vardy: gjithçka që duhet

ANGLI – Pas gati tre vitesh luftë të hapur midis  Rebekah Vardy dhe Coleen Rooney, ato më në fund janë takuar në gjykatë. Thirrja u bë mëngjesin e kësaj të marte në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Londër.

Por cila është arsyeja e përballjes së tyre?

Në vitin 2019, gruaja e Wayne Rooney akuzoi Rebekën për rrjedhje informacioni në gazetën britanike “The Sun”. “Për disa vite, dikush që besoja se më ndiqte në llogarinë time personale në Instagram ka informuar vazhdimisht gazetën “The Sun” për postimet dhe historitë e mia private”,- ka shkruar Coleen në rrjetet sociale.

Ndërsa, gruaja e Vardy u mbrojt, duke u siguruar se kjo ishte një gënjeshtër dhe ngriti një padi për shpifje: “Unë kurrë nuk flas me askënd për ju, siç mund ta dëshmojnë disa gazetarë që më kanë pyetur gjatë viteve. Po nëse keni menduar se kjo ishte duke ndodhur, mund të më kishe thënë dhe unë mund të kisha ndryshuar fjalëkalimet e mia për të parë nëse ndaloi,”– u përgjigj Rebekah në të njëjtën mënyrë.

Coleen Rooney dhe ekipi i saj i avokatëve do të duhet të provojnë se fjalët e saj për Rebekën janë “thelbësisht të vërteta”. Megjithatë, atyre mund t’ju duhet të paguajnë për kostot ligjore të procesit. Nga ana e saj, nëse do të dilte fituese nga gjykata, Rebeka do të merrte kompensim për shpifjet.

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport coleen rooney vardy wayne rooney coleen rooney vardy wayne rooney

Sondazh

Poll