Politike

VD-Berisha non-grata, Rama: Vihet në pikëpyetje DASH, kemi një 1 vit me teori konspiracioni

11 Maj 2022, 08:22 Nga DOSJA
VD-Berisha non-grata, Rama: Vihet në pikëpyetje DASH, kemi një 1

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i justifikoi kërkesat e tij si SPAK me mbrojtjen e imazhit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe vendimit për të shpallur non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha. Rama akuzoi edhe opozitën duke i quajtur kundërshtarët një të vdekur dhe një të gjallë në gjumë, referuar Lulzim Bashës.


“Reforma në Drejtësi është mbështetur nga populli shqiptar. Këtu nuk është çështje e një luftë politike, politikisht nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot, kundërshtarin njërin, tjetrin, tjetrin. Janë të gjithë si të vizatuar me dorë nga dora e dikujt që më do më shumë mua seç dua unë veten time. Ai është një kundërshtar i vdekur, ose një tjetër që është gjallë se fle gjumë. Nuk jemi këtu për këtë por akuza është aq e fortë dhe aq e drejtëpërdrejtë sa nuk ka ku të shkojë. Nuk mund të vihet në punë as besimi dhe as serioziteti i SHBA. Se u bë një vit që njerëzit dëgjojnë se kjo na qenka një konspiracion ku është përfshirë edhe DASH dhe as nuk mund të vihet në pikpyetje serioziteti i drejtësisë së re. Drejtësia duhet ta thotë nëse ka çështje penale. Se morale e politike këto janë të qarta e të zgjidhura.”- tha Rama.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

(f.g;f.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha

Sondazh

Poll