Politike

VD-Rama: Mua s’më jep dot leksione askush për ndërhyrje në drejtësi, as shqip e as anglisht

11 Maj 2022, 08:51 Nga DOSJA
VD-Rama: Mua s’më jep dot leksione askush për ndërhyrje

TIRANË– I prerë dhe me tonë te larta, kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se askush nuk mund t’i japë leksione për ndërhyrjet në drejtësi. Duke nënkuptuar ambasadoren Yuri Kim, e cila kërkoi që PS të mos ndërhyjë në drejtësi, Rama tha se çdo kush që flet shqip, anglisht apo edhe frengjisht, s’mund t’i japë leksione se si të sillet me drejtësinë. 


‘Ne kemi ndjekur të gjitha zhvillimet pas kalimit të reformës, e kam thënë dhe e përsëris, nuk kisha iluzion që do ishte shëtitje në lëndine. është e vështirë. I kemi mbështetur dhe përtej logjikës aritmetike të buxhetit tonë të shtetit. Merrni shikoni shifrat se sa buxhet është spostuar nga të tjera zëra për të shkuar te ai i drejtësisë. Që nga 2013 nuk është bërë asnjë rritje page e deputetëve dhe kabinetit qeveritar, por iu janë rritur takstat. Shikoni se sa shumë rëndësi i japim ne këtij procesi, mbështetja jonë është 360 gradë për drejtësinë e re. Mbështetja jonë është domethënëse kur ne e kemi qepur gojën dhe do ta mbajmë të qepur sa herë që institucionet e reja të drejtësisë do të hetoen në oborrin tonë. Kjo s’ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Ka pasur ministra të pushkatuar dhe të burgosur, ju e dini se si ka ndodhur, s’ka ndodhur në histori që personi që është në pushtet të qepë gojën. Kjo nuk është çështje aspak e ngatërruar është e thjeshtë, unë e besoj këtë gjë, e treta, merrni shikoni gjithë komunikimin tim me qytetatët në rrjetet sociale, mbase një ditë do të botohen. Sa herë njerëzit me drejtohen mua si njeriu që ia hoqi shpresat dhe besimin e tyre te një drejtësi e re, shikoni përgjigjet e mia. Kryeministri nuk është prokuror e as gjykatës. Mua s’më jep dot leksione askush për ndërhyrje në drejtësi, as shqip as anglisht e as frengjisht. Kush është i angazhuar politikisht kundër meje duhet të shikojë historinë. Kur ne qepim gojën, kur një grua arrestohet për një arkë peshk dhe pavarësisht themi dhe arka e peshkut është shkelje si mund ta qepim gojën për këta?

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 yuiri kim edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 yuiri kim

Sondazh

Poll