Politike

VD-‘Ne s’jemi kundër SPAK’/ Rama: Të mos gjuajë dinamit për cironka, nuk është KLSH

11 Maj 2022, 09:24 Nga DOSJA
VD-‘Ne s’jemi kundër SPAK’/ Rama: Të mos gjuajë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nuk është kundër SPAK dhe drejtuesve të tyre. Gjatë konferencës për mediat, kreu i qeverisë tha se SPAK duhet të distancohet dhe të mos veprojë si KLSH apo inspektimi financiar. 


Se mos krijojmë devijim. Qëndrimi ynë nuk është as kundër SPAK dhe as mosvlerësues, për atë që ka bërë deri më tani. Ajo që ju pyesni është argument në favorin tonë. Ne kemi shumë respekt për prokurorët dhe drejtuesit e SPAK, se s’janë duke operuar në një terren të thjeshtë. Ky është kontribut dhe është e rëndësishme që SPAK të mos gjuajë dinamit për cironka, as të mos bëjë KLSH apo inspektimin financiar. SPAK nuk është KLSH, është gjykatë. ‘- u shpreh Rama. 

Ndërkohë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se viti i parë i SPAK nuk ka qënë problematik e vijoi më pas duke treguar raportet për ecurinë e disa raporteve.

‘SPAK tani bën 3 vjet dhe po ta dini, viti i parë s’ka problematika se hetimi do kohën e vet për t’u maturuar. S’mund ta themi të njëjtën gjë sot, ka dhjetra dosje të rregjitruara si vepra penale. Ka realitet tjetër. Ka në dispozion Byronë e Hetimit. Sot jemi këtu jo vetëm për SPAK por për të gjithë organin  e ndjekjes penale. Shqetësimi ynë, ju e dini se në vend ka një ligj antimafia. Referuar këtij ligji në nenin 3 deklarim i rremë, është në fushën e zbatimit të këtij ligji. Kur nis ndjekja penale automatikisht nis hetimi pasuror. Kjo mohohet sot, po transformohen pasuritë, në fund të fundit korrupsioni duhet të goditet në bazën e vet. 

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike rama me gazetaret 11 maj 2022 rama me gazetaret 11 maj 2022

Sondazh

Poll