Politike

VD-Rama për Dvoranin: Jeton ende në apartamentin e dhënë nga komiteti, u bë Zvicër këtu?

11 Maj 2022, 09:05 Nga DOSJA
VD-Rama për Dvoranin: Jeton ende në apartamentin e dhënë nga

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e solli si shembull suksesi Ardian Dvoranin teksa po kërkonte nga SPAK që të hetojë Sali Berishën. Rama tha se Dvorani është me titull kampion nga Sekretari Amerikan i Shtetit, ndërsa shtoi se nëse nuk ka fakte për Berishën, atëherë ai do të dalë vetë dhe do të kërkojë llogari nga DASH.


Pyetje: Çfarë e quani ju kur i drejtoheni një pushteti të pavarur duke i treguar kë duhet të hetoni, kë s’duhet të hetojë

Edi Rama: Unë nuk kam thënë kurrë pse hetoi njërin apo tjetrin, kurrë

Pyetje: Dvoranin

‘Në atë rast, se është rast shumë i rëndësishëm. Do habiteni dhe në atë rast kam folur pasi ka folur drejtësia. Ka folur drejtësia dhe çështja e Dvoranit është pushuar dhe pastaj kam folur unë. Nuk ju bën përshtypje që një është shpallur kampion nga sekretari amerikan i shtetit dhe jeton në një apartament të shpërndarë nga komuniteti ekzekutiv të merret dhe të futet në hetim dhe të lajmërohet KLD, se ky person është në hetim dhe të pengohet promovimi i tij dhe akoma mos të kemi asnjë informacion apo hetim për të gjithë këta ujqërit që pamë. Të kishte ardhur puna që Bojken Lako me dy dritaret e tij duhej dënuar, pasi ky figura këtu me një vilë të ndërtuar në tokën e tjetrit, njeriu i drejtësisë të futej atje ku e ka vendin do thonim këtu u bë Zvicra. Peshkaqenët me fytyrë njeriu në Zvicër nuk bëjnë hajgare. Po ju a nuk jeni të interesuar që ta dini pse e ka shpall non grata DASH. Unë jam i akuzuar se unë e kam bërë dosjen bashkë me Blinken dhe një noter atje në SHBA, që ka nxjerrë deklaratat. Këtu ka një pjesë shqiptarësh që nuk e besojnë. Këtu ka një pjesë shqiptarësh që besojnë se e ka bërë Soros me atë të gjatin. Na keni vënë në siklet virgjëreshën e vendit tonë. Pas Teutës ishte ky?! Mos i lini kusur kujtdo në anën që unë udhëheq që ka llogari të hapura me drejtësinë.’- tha Rama.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike ardian dvorani edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha ardian dvorani edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha

Sondazh

Poll