Politike

VD-Rama-Krajës: Çfarë do prej meje? Tjetra me mbi 400 mijë euro pasuri bllokoi Teatrin

11 Maj 2022, 09:28 Nga DOSJA

TIRANE-Kryeministri Edi Rama tha se prokuroria Speciale u krijua për të nisur hetime pa kallëzime, mjafton të ketë një indicie. Rama pyeti kreun e SPAK, Arben Kraja se çfarë kërkon nga Partia Socialiste ndërsa theksoi se ka shumë respekt për punën e deritanishme që sërish është e pamjaftueshme.


Pyetje: Kraja tha se hetimet bëhen me kallëzime penale, ju pse nuk i drejtoheni SPAK për cështjet që iu shqetësojnë

Edi Rama: Këtë avokat Ngjela e quante lajthitje në objekt. Unë kam qënë kundër këtyre gjërave dhe kur ne kemi qënë në opozitë, kam qënë në frymë kundër partive politike që merren me kallëzime. Është fundi, nuk mund të ndodhë që një parti të bëjë kallëzime, madje dhe së fundmi kryetari i grupit parlamentar, ai që ka qënë në vijën e parë me Bracen, prapë e ka bërë. Nëse ne ndërtuam një Prokurori Speciale, ne nuk e ndërtuam që të dëgjonim ato që kemi dëgjuar gjithë jetën, shko në një vend të konsoliduar ku ka demokraci dhe shiko se çfarë ndodh pa kallëzim fare nëse një gazetë apo një qytetar cilido qoftë, nxjerr një fakt për të gjithë. Nëse ju kujtoj bundestagun është e vërtetë që kur bënte ato pelivanllëqet për të mbështetur PD-në, është shkruar aty dhe do ta kemi, çfarë ndodhi, ku mbetën ata me 13 vila. Ka çuar ministri i drejtësisë, ka bërë raste por nuk shoh të ketë agjë akoma, fëmijët presin teatrin e tyre, s’mund të vazhdojnë me këtë teatër që ka qenë i mjaftueshëm për mua kur isha në kohën e Zahos, jo tani. Problem është kur jeni pushim dhe pronën na e ka marrë një gjykatëse, pronën e shtetit tek garda e republikës, kemi spostuar Gardën për teatrin dhe bibliotekën dhe pronën na e ka marrë një gjyqtare që kur një vit më parë i shkoi kërkesa i thotë jo. Një javë para se ta shporthte Vettingu na bën sigurim padije, çfarë do Arben Kraja nga ne, çfarë do? Me 462 mijë euro të pajustifikuara që janë vetëm ato që ka kapur vettingu, çfarë kërkon nga unë? Kam shumë respkt për Arben Krajën, kam respekt për punën që ka bërë SPAK.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

(f.g;f.m/dosja.al)

 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022

Sondazh

Poll