Politike

VD-Manja nxjerr listën:713mijë euro pasuri, prokurori i kamur kryeson, çifti tejkalon 1mln€

11 Maj 2022, 08:41 Nga DOSJA
VD-Manja nxjerr listën:713mijë euro pasuri, prokurori i kamur kryeson,

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se ka gjyqtarë dhe prokurorë që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Manja radhiti disa prokurorë, duke mos dhënë emra por shifra të pasurisë së tyre. 


Ku jemi sot? Nuk ka informacion se cfarë është bërë me këto 19 kallëzime, po kishte dje, që është ulur për fshehje pasurie, një apartamenti ish kryetarit të gjykatës kushtetuese. Tani më lejoni t’ju jap disa shifra. Në 197 gjyqtarët e larguar dhe 50 të dorëhequrit nga frika e vettingut, për këto as nuk është vënë uji në zjarr për hetim. Unë po ju rendis top listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kryesojnë listën, nuk e justifikojnë pasurinë.  I pari ka 857 milionë lekë të vjetra pasuri, 714 mijë euro, në jetën e vet ka bërë vetëm punën e prokurorit. Ta hetojë drejtësia? 

Vazhdon lista, 800 milionë lekë të vjetra, 673 mijë euro po të doni, ky jo vetëm që ka mungesë burimesh po ka ngelur dhe te pastërtia e figurës, lidhje me botën e krimit të organizuar. I treti, 689 milionë të vjetra, i 4-ti i lidhur me të 5-ti janë bashkëshortë, kanë pasur mbi 1 milionë. I 10-ti e mbyll me 129 mijë euro. Të gjithë kanë probleme me tokat dhe pasurinë, janë kthyer në latifondistë në këtë vend, kur vetëm kanë ushtruar profesionin e gjyqëtarit. 

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike rama me gazetaret 11 maj 2022 ulsi manja rama me gazetaret 11 maj 2022 ulsi manja

Sondazh

Poll