Politike

VD-Gazetari i kujton përgjimet, Rama acarohet dhe ia kthen latinisht me shprehjen e gjyshes

11 Maj 2022, 09:56 Nga DOSJA
VD-Gazetari i kujton përgjimet, Rama acarohet dhe ia kthen latinisht me

TIRANE- Kryeministri Edi Rama u përplas sërish në konferencën për shtyp me një nga gazetarët e pranishëm. Klevin Muka,gazetari i A2CNN, pyeti kryeministrin se a kishte moral kërkesa e tij për të hetuar SPAK të korruptuarit kur ministri Ulsi Manja, ka dalë në përgjime që i kërkon Robert Agës, ish-shefit të Komisariatit Dibër përkrahje pasi PS do të shpërblejë pas zgjedhjeve. Rama iu përgjigj me fyerje dhe me një shprehje të gjyshes që sipas tij është “postulat nga latinishtja”. Shprehja ishte ‘ne le labbra ai stolti bondra il riso’, dhe përkthehet ‘E qeshura është me bollëk në buzët e budallenjve’.


Klevin Muka: Morali është një aspekt i rëndësishëm, ndaj dua t’ju pyes sa e moralshme është për ju që t’i bëni këto kërkesa SPAK, ku në krahun tuaj ndodhet Ulsi Manja që në përgjimet e Bild të dosjes 184, e dëgjihet të thotë se premton favore ndaj Robert Agës, ishdrejtorit të Komisariatit të Dibrës, ‘na duhesh për më nalt o burrë’, ‘na themi për më nalt o burrë’, sot Manja është këtu pranë jush është Ministër i Drejtësisë nuk është nën hetim dhe në asnjë nstitucion të vuajtjes së dënimit

Edi Rama: Pse qesh kur e thua këtë, apo kë parasysh…nuk ka nevojë se e dëgjova pyetjen, bëre një diskurs që është jashtë etike, por më lër të përgjigjem

Klevin Muka: Të lutem, etikën profesionale nuk mund të ma tregoni ju, nëse në pikturë mësohet më shumë se në gazetari, atëherë vazhdoni.

Edi Rama: Gjyshja ime thoshte ‘ne le labbra ai stolti bondra il riso’, përktheje kjo është përgjigja ime.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama klevin muka rama me gazetaret 11 maj 2022 edi rama klevin muka rama me gazetaret 11 maj 2022

Sondazh

Poll