Politike

VD-Rama: Ne s’ia mësojmë punën SPAK, njerëzit thonë kjo është lojë e shitur

11 Maj 2022, 09:35 Nga DOSJA
VD-Rama: Ne s’ia mësojmë punën SPAK, njerëzit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ripërsëriti dhe një herë deklaratën se ka respekt për punën e SPAK. Gjatë konferencës për gazetarët, Rama u shpreh se SPAK vuri një gur të rëndësishëm duke goditur në oborrin e PS-së.


Pyetje: Eshtë e vërtetë ajo që thoni se një parti s’duhet të bëjë padi në SPAK, por pse skeni vendosur detyrimin e hetimeve të SPAK në këto subjekte?

Rama: Këtu është cështje prioritetesh, ne nuk ia mësojmë punën, detyrimi është aty, SPAK është prokurori speciale, e ka në ballë. Korrupsioni ka shkallë, nuk jam unë kundër që një polic që ndalon një makinë për një 10 mijë leksh të hetohet por jam kundër që kjo të kthehet në punën kryesore. Thashë duhet vendosur gurët e tjerë të themelit. SPAK e vendos një gur të rëndësishëm duke goditur në oborrin e PS, respekt, sa herë që e bën asnjëherë s’do kenë komente nga ne. Nuk varet nga ne, por është ndarje, për ta ditur publiku, se njerëzit do thonë kjo është lojë e shitur, janë të gjithë bashkë.

LAJMI KRYESOR: Rama-Kim: Të kërkosh nga drejtësia s’është presion! Do bëjmë kallëzime për figura të PS

(a.b)/dosja.al

 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022

Sondazh

Poll