Politike

VD-Manja: S’mund t’ia vini gishtin PS-së, ne jemi krijuesit e sistemit gjyqësor

11 Maj 2022, 08:33 Nga DOSJA
VD-Manja: S’mund t’ia vini gishtin PS-së, ne jemi krijuesit e

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se askush nuk duhet t’i vërë gishtin Partisë Socialiste për cënim të drejtësisë. Gjatë konferencës me gazetarët, Manja u shpreh se PS është partia e cila ka krijuar sistemin gjyqësor. 


Lidhur me pavarësinë e sistemit të drejtësisë, s’mund të vesh gishtin se po cënojmë gjyqësorin, në drejtim të PS, te ne që jemi krijuesit kryesorë të sistemit gjyqësor, jo me fjalë por me vepra. Ne e lidhim me shtet formimin, e kemi në ADN tonë, nuk kemi ndërhyrë, as te kjo drejtësi dhe as te ajo e vjetra, Besoj se në këtë pikë, kushdo që e thotë këtë dhe drejton gishtin në drejtimin tonë duhet ta drejtojë te e vetja. Pavarësinë e gjyësorit e ka garantuar Kushtetuta, lidhet me vendimmarrjen. Nuk janë diskutuar kurrë vendimin e Gjykatës, zbatohen dhe nuk komentohen. Në këtë pikë, kryeministri dhe unë ekzaktësisht jemi në ushtrimin e punës tonë. Të kërkosh rritjen e performancës, angazhimin e organizimit. Tani dua të jap disa fakte, dua ta nis me Vettingun, ka vlerësimin maksimal. E kemi thënë, vettingu u konceptua si mekanizëm për të pastruar sistemin e drejtësisë nga llumi. Organet e tjera kanë aftësinë për të hetuar deri në fund gjyqtarë dhe prokurorë, për deklarim të rremë të pasurisë dhe për korrupsion. Ku është shqetësimi ynë sot. Nga 530 gjyqtarë, 197 janë shkarkuar.‘- tha Manja.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

 

 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike rama me gazetaret 11 maj 2022 ulsi manja rama me gazetaret 11 maj 2022 ulsi manja

Sondazh

Poll