Politike

VD-‘S’më keni njohur akoma’/ Rama: Unë s’mbroj askënd, i jap detyrën, po u kap…

11 Maj 2022, 09:41 Nga DOSJA
VD-‘S’më keni njohur akoma’/ Rama: Unë s’mbroj

TIRANE- Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë parimin që ndan me bashkëpunëtorët e tij se kushdo që shkel ligjin do të përballet i vetëm me drejtësinë. I pyetur për inceneratorët, Rama tha se nëse ka ende të tjerë që kanë abuzuar me detyrën, SPAK le të hetojë dhe “ti nxjerrë ujë të zi”.


Pyetje: SPAK po heton inceneratorët, duke marrë shkas nga deklarata juaj, nëse soset durimi juaj cfarë ndodh me drejtësinë?

Rama: Thonë se Rama po mbron… u bëra shumë vite që më keni mes jush, ju s’me keni njohur akoma. Unë nuk mbroj askënd nga ndëshkimi për punë të këqija që cilido mund të bëjë pas shpinës time. Cdo kujt që i jap një detyrë , i them ta dhashë e do ta mbash vetë, për detyrën unë jam mburoja jote, kur të bësh gabim, po të kapën do të shkosh… unë vetë nuk. S’ka lidhje fare, e vetmja gjë kuptimplotë është ajo, unë thash respekt. Nëse ka akoma, ujin e zi t’ia nxjerrin të tërin, tani ka disa probleme teknike me pronën. Impianti në Elbasan është i shtetit, është pronë e Bashkisë, fillon dhe me prodhimin e energjisë, ai i Fierit ka një proces më të ndërlikuar, Tirana është e pastër, një nga karakteristikat e UEFA-s për finalen është pastërtia dhe ata nuk vinin nga Kamza e Mziut por nga Zvicra. Pastërtia është një nga pikat. Sigurisht që këto janë gjëra të vogla se ju merreni me gjerë më të mëdha, nëse SPAK s’do kishte bërë atë s’do thonim se ka bërë sukses, cfarë do thonim. 

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022

Sondazh

Poll