Aktualitet

Darkë nesër në Bruksel! Rama e Vuçiç konfirmojnë, mungojnë Abazoviç e Kurti (DETAJE)

10 Maj 2022, 13:29 Nga DOSJA
Darkë nesër në Bruksel! Rama e Vuçiç

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama do të vijojë qëndrimin e tij në Belgjikë edhe për një ditë tjetër, pasi nesër do të ketë një takim të rëndësishëm me të gjithë liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Lajmi është bërë me dije nga e përditshmja serbe “Blic”, që kanë konfirmuar lajmin nga burime zyrtare.

Në takimin e programuar për nesër, të pranishëm do të jenë edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviç; kryeministri shqiptar Edi Rama, kryetari i Këshillit të Ministrave të BiH-së Zoran Tegelti; kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvala Schwartz. Ndërkohë që hozyrtarisht, Vuçiç do të bisedojë në takime të ndara me shefin e diplomacisë së BE-së, Joseph Borell, por edhe me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ndërsa në takimin e përbashkët, ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht se cilat mund të jenë temat konkrete të bisedimeve, megjithatë pritet që Ballkani Perëndimor me perspektivën e tij evropiane do të jetë në rendin e ditës. Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se darka do të mbahet, duke theksuar se është një darkë tradicionale, e cila organizohet një herë në vit nga shefi i diplomacisë së BE-së.

Megjithatë pritet që të diskutohet edhe lufta në Ukrainë; harmonizimi i politikave të Ballkanit Perëndimor dhe kriza e sigurisë në kontinentin evropian Lufta e Dytë Botërore. Tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kryetarja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në. Ndërsa në fund të darkës, ato priten që t’u drejtohen mediave në Bruksel.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore kryesore edi rama edi rama në bruksel edi rama edi rama në bruksel

Sondazh

Poll