Aktualitet

Ishte zhdukur banesa/ Motra e kërkonte me Polici, 30-vjeçari gjendet në kazino në Tiranë

10 Maj 2022, 13:54 Nga DOSJA
Ishte zhdukur banesa/ Motra e kërkonte me Polici, 30-vjeçari gjendet

LIBRAZHD– Një 30-vjeçar nga Librazhdi ishte shpallur i zhdukur nga motra e tij, e cila kishte bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë së Shtetit. Por mësohet se Behar Vreto është gjetur në një kazino në Tiranë.

Sipas burimeve për “Faxnews”, mësohet se 30-vjeçari Vreto ishte larguar prej ditësh nga banesa e tij, pa kontaktuar me familjarët e tij, por është gjetur në një kazino në kryeqytet, pas disa kërkimeve të Policisë.

“Në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka berë kallëzim shtetasi A. V., 42 vjeç, banues në Librazhd, se është larguar nga banesa vëllai e tij, shtetasi B. V., 30 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”- thuhej në njoftimin e Policisë për zhdukjen e të riut.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet behar vreto librazhd behar vreto librazhd

Sondazh

Poll