Aktualitet

GJKKO çon për gjykim Bashkim Dedjan, ish-kreu të Kushtetueses iu sekuestrua pasuria

10 Maj 2022, 12:59 Nga DOSJA
GJKKO çon për gjykim Bashkim Dedjan, ish-kreu të Kushtetueses

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Vendimi është marrë sot nga gjyqtari Erjon Bani. Dedja akuzohet për veprën penale të refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë. 

Në dhjetor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra kreun e Gjykatën Kushtetuese Bashkim Dedja. KPA arsyetoi se gjyqtari Dedja ka pasuri më të madhe nga sa mund të justifikojë dhe nuk ka paraqitur burime të ligjshme financiare për to. Me këtë vendim, KPA hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Dedjas.

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet bashkim dedja bashkim dedja

Sondazh

Poll