Aktualitet

Presidenti/ Më 16 maj raundi i parë, 5 ditë për kandidaturat. PD: E keni zgjedhur emrin

10 Maj 2022, 05:52 Nga DOSJA
Presidenti/ Më 16 maj raundi i parë, 5 ditë për

TIRANË– Më 16 maj në orën 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri që pritet të zevëndësojë atë actual, Ilir Meta. Vendimi u mor gjatë Konferencës së Kryetarëve që u zhvillua sot në Kuvend. Propozimi u bë nga Partia Socialiste dhe po me votat e tyre u miratua data 16 maj, pasi Opozita bojkotoi, ndërsa më 15 maj ora 16:00 është afati i fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve. Më 16 maj në orën 10:00, do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave. Mbledhja e sotme që ishte vijim i asaj të nisur më 4 maj pati debate mes palëve. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë të bindur që maxhiranca e ka tashmë të zgjedhur emrin e Kreut të ri të Shtetit dhe se ky dialog me ta është thjesht një ‘buzëkuq’ për tu dukur mirë në sytë e Evropës. Ata shprehen se nuk ka transparencë dhe se kriteret që do paraqiten nga Opozita do të përdoren nga PS-ja për t’ia përshtatur emrit që ata kanë zgjedhur për President. Por, nga ana tjetër, përfaqësuesit e Partisë Socialiste thanë se debate duhet fokusuar tek procedurat. Ata kërkuan që PD-ja të moderonte fjalorin dhe të përfshihej në përzgjedhje pasi maxhoranca, edhe pse kishte votat e nevojshme e kishte bërë pjesë të tij.

Alibeaj ka përgatitur edhe një draft-propozim në të cilin ka listuar kriteret që sipas tij duhet të përmbushë Presidenti i ardhshëm. Konkretisht kërkohet që Presidenti të mos jetë angazhuar në politikë pesë vitet e fundit. Gjatë përvojës profesionale të tij, duhet të ketë dëshmuar publikisht aftësi të spikatura të integritetit, të ketë dëshmuar aftësi për të vendosur në situata të vështira dhe aftësi për të përballur presionin apo ndikimin e papërshtatshëm politik. Gjatë periudhës 29.11.1944 – 02.07.1991 duhet që të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi sekret, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaҁme. Kandidati për President të Republikës duhet të bëjë transparencë të plotë dhe të dokumentuar të të gjitha të ardhurave dhe ligjshmërisë së pasurisë, si dhe të pagimit të të gjitha detyrimeve tatimore, bazuar në dokumentacionin zyrtar të institucioneve shtetërore përgjegjëse. Duhet të plotësojë kushtet e pastërtisë së figurës në drejtim të dekriminalizimit dhe duhet të ketë një përvojë në punën e tij për të paktën 15 vjet, ku të ketë dëshmuar integritet moral dhe profesional të lartë. Sigurisht duhet të përmbushë edhe kushtet e tjera të vendosura në Kushtetutë, të ketë jetuar 10 vitet e fundit në Shqipëri si dhe të jetë mbi 40 vjeç. Ky draft pritet të diskutohet nesër në selinë blu, në orën 14:00. Alibeaj ka ftuar të gjithë deputetët që të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar. Por, ky draft nuk gjen mbështetjen e deputetëve të Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjeve të zhvilluara një ditë më parë, Alibeaj arriti të gruponte vetëm 21 deputetë, ndërsa pjesa tjetër e bojkotoi. Publikisht, Salianji e Rithemelimi janë shprehur se kjo platformë i shërben Ramës. 

Sipas Kushtetutës, procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

LAJM I FUNDIT/ Miratohet propozimi i PS, caktohet data për votimin e emrit të Presidentit

Zgjedhja e Presidentit/ Duma: Ju vini me një vendim politik, bëni sikur dëgjoni

Shalsi-Alibeajt: Modero gjuhën banale, po ju japim mundësi bashkëpunimi për Presidentin

‘Votat i keni nga non-gratat….’/ Presidenti, Alibeaj: Ju s’duhet të vendosni kushte

Spiropali-PD: Jepni emra jo komente, s’pranojmë kushte, duam President që s’na merr fytyrën

Doda: S’do dëshiroja të kemi president për zgjidhje krize që të mos shkrihet Parlamenti

Bushka bën propozimet, kërkesë PD: Lërini komentet (DATAT dhe ORARET)

Presidenti/ Gjekmarkaj: Proces i çuditshëm, në kokën e një individi, fyerje që…

Açka-Ballës: Për ju jemi një buzëkuq, kërkoni ndjesë për Metën, Presidentin e keni zgjedhur

(a.b;f.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore kryesore konferenca e kryetareve 10 maj 2022 zgjedhja e presidentit te ri konferenca e kryetareve 10 maj 2022 zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll