Aktualitet

Caktohet data, Lefter Koka del më 17 maj para apelit të GJKKO

10 Maj 2022, 13:30 Nga DOSJA
Caktohet data, Lefter Koka del më 17 maj para apelit të GJKKO

TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar datën për seancën e radhës gjyqësore ndaj ish-Ministrit të Mjedist Lefter Koka. Seanca pritet të mbahet me 17 maj në orën 11:00 dhe do të kryesohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Njoftimi i Plotë:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.C., P.A., L.K., E.K., është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 10.05.2022, me nr. 14 regjistri themeltar. Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikuar më datë 17 Maj 2022, ora 11:00.

Më 15 prill, Koka doli për herë të fundit në SPAK ku dha deklarimet e nevojshme.  Në dëshminë e tij, Koka ka thënë se i ka zbatuar të gjitha procedurat dhe se nuk i njeh shoqëritë e inceneratorit të Fierit. Lidhur me akuzat për truallin, Koka tha se ajo pronë nuk është trajtuar kurrë si truall por si tokë are e shpronësuar. Koka ka kërkuar nga hetuesi “arrest shtëpie” duke ofruar edhe garanci pasurore për “lirimin” e tij nga qelia. Shuma që u ofrua në këmbim të lirimit të tij kap shifrën e 200 mijë eurove, kërkesë e cila nuk gjeti miratim. Gjatë kohës që Koka ka qenë në ambientet paraburgimin e 313, ish-ministri është dërguar në spitalin e burgut pasi ka pasur probleme me tensionin dhe është kontrolluar nga mjekët. Koka pretendohet se ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, ndërsa gjithashtu akuzohet edhe për Inceneratorin të Elbasanit që sipas prokurorisë ka marrë ryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij. 

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll