Aktualitet

VIDEO/ Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, arrestohet një person në Tiranë

10 Maj 2022, 09:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, arrestohet një

TIRANË– Një person është arrestuar në Tiranë pasi u kap në timon nën efektin e lëndëve narkotike. Ai u ndalua nga policia në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mjetin me xhama të errësuar më shumë se norma e lejuar në udhëzimin përkatës. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, me inicialet A. A. shfaqi sjellje të dyshimtë. Pasi i është nënshtruar testimit me aparatin AquilaScan, ai rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë 24 orëve të fundit, qindra masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve, për shpejtësi tej normave të lejuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve. Ndërkohë, shkon në 13 numri i drejtuesve të automjeteve që janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike. Në pranga edhe një drejtues tjetër automjeti që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi drejtonte pa vendosur rripin e sigurimit, një automjet me xhama të errësuar. Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë ndaluar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, drejtuesin e një automjeti me xhama të errësuar më shumë se norma e lejuar në udhëzimin përkatës. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. A. ka shfaqur sjellje të dyshimta. Pasi i është nënshtruar testimit me aparatin AquilaScan, shtetasi A. A. rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 21 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, në rrugën “Sulejman Delvina”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluar drejtuesin e një automjeti me xhama të errësuar, i cili po qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., me qëllim shmangien e ndëshkimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, një kartëmonedhë 2000 lekëshe. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 33 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim tirane arrestim tirane

Sondazh

Poll