Aktualitet

Ulen çmimet! Bordi i Transparencës: Nga sot nafta do të shitet 220 Lekë/litri, ‘bie’ e gazi

10 Maj 2022, 13:30 Nga DOSJA
Ulen çmimet! Bordi i Transparencës: Nga sot nafta do të shitet

TIRANË– Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë për tregun vendas. Sot, në mbledhjen e Bordit është vendosur që çmimi i naftës të ulet nga 237lekë/litri që ishte para tre ditësh, e nga sot do shitet me pakicë 220 Lekë/litri. Po ashtu ulje kanë pësuar edhe çmimet e tjera, ku benzina do të tregëtohet me 212 Lekë/litri për benzinën; ndërsa gazi me 88 Lekë/litri. Këto çmime do të hyjnë në fuqi sot në orën 18:00, ndërsa do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 10 Maj 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 10.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 220 Lekë/litri për gazoilin; 212 Lekë/litri për benzinën;
88 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës. Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 7.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 232 Lekë/litri për gazoilin; 224 Lekë/litri për benzinën; 100 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 10.5.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet bie cmimi i naftes bordi i transparencës bie cmimi i naftes bordi i transparencës

Sondazh

Poll