Aktualitet

VD-Dizdari në spital/ Panariti: Ennio Morricone i 2-të, është ende në gjendje kritike

10 Maj 2022, 11:33 Nga DOSJA
VD-Dizdari në spital/ Panariti: Ennio Morricone i 2-të,

TIRANË– Drejtori i kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti vizitoi ditën e sotme kompozitorin Limos Dizdarin, në ambientet e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’. Ai u shpreh për gazetarët se gjendja e Dizdarit është ende kritike e se i duhet kohë që të rikuperohet. 


REAGIMI:

Sot në emër të Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe në emrin tim personal vizitova kompozitorin e shquar, Limos Dizdari, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e sëmundjeve pulmonare “Shefqet Ndroqi” në një trajtim intensiv. Për fat të keq është dashur shtrimi në spital i artistit të mirënjohur, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar por ende në fazë kritike. Pata rastin për ta parë nga afër gjendjen e tij shëndetësuar, si dhe për t’u interesuar pranë personelit mjekësor, drejtoreshës së spitalit, Prof.Silva Bala dhe shefes së reanimacionit, Alma Cani, që më informuan në mënyrë të hollësishme për të gjithë protokollin që po ndiqet për të mbajtur nën kontroll, për ta nxjerrë nga gjendja kritike dhe për ta shëruar plotësisht kompozitorin Dizdari.

U informova se ai vuan nga një gjendje pneumonie difuze, që vazhdon të jetë kërcënuese për shëndetin e tij. Mora garancinë dhe sigurinë që i gjithë protokolli i trajtimeve të mundshme po zbatohet me rigorozitet dhe dëshiroj të shpreh falenderimin tim ndaj drejtores së institucionit, Prof.Silva Bala, shefes së reanimacionit, Alma Cani, për të gjithë përkushtimin dhe vëmendjen e treguar ndaj kompozitorit tonë të madh, Limos Dizdari. Sot takova edhe bashkëshorten e Dizdari, që më konfirmoi për trajtimin e duhur mjekësor, që po bëhet sipas të gjitha standardeve të kërkuara. Profesori Limos Dizdari është një ikonë e muzikës shqiptare, një Ennio Morricone i dytë, sepse krijimtaria e tij e pasur artistike ka mbetur në memorien tonë, ka fituar respektin e të gjithë artdashësve dhe duhet përçuar edhe tek brezi i ri, që e ka të nevojshme për t’u edukuar me këto vlera të jashtëzakonshme. Presidenti kishte bërë gati dekorimin e tij para se kjo të ndodhte, por për shkak të probleme të Dizdarit me qeverinë për qendrën kulturore ‘Dea’, u shty dekorimi. I uroj sa më parë kompozitorit të mirënjohur Dizdari shërim të shpejt sepse ende ka shumë për të dhënë në fushën e artit dhe të muzikës

LAJMI KRYESOR: Dizdari lufton me vdekjen, e shoqja: Është tek Sanatoriumi. Miqtë kërkojnë ndihmë

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet limos dizdari shtrohet ne spital limos dizdari limos dizdari shtrohet ne spital limos dizdari

Sondazh

Poll