Aktualitet

Aksidentoi çiftin me ‘G-Class’, Sulejmani: Isha i traumatizuar, s’më mbajtën frenat

10 Maj 2022, 10:30 Nga DOSJA
Aksidentoi çiftin me ‘G-Class’, Sulejmani: Isha i

TIRANË– Në dëshminë e tij për aksidentin që shkaktoi dy ditë më parë, Ajas Sulejamani deklaroi se ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi rreth 40 km. Po ashtu, 39-vjeçari tregoi se frenoi në momentin që semafori u bë i kuq mirëpo nuk e mbajtën frenat.

“Sapo u bë i kuq kam nisur të frenoj, por nuk më mbajtën frenat. Në lidhje me largimin nga vendi i aksidentit deklaroj se nuk kam patur qëllim të iki, por duke qenë se ishte dhe vajza ime e mitur u largova. Kisha dhe vajzën time pesë vjecare dhe bashkë me të kam shkuar në spitalin privat pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nga ky aksident”, ka thënë Sulejmani.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë plagosjen e më shumë se dy personave, drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt nën ndikimin e drogës dhe largim nga vendi i aksidentit.

Si ndodhi aksidenti i rëndë?

Ngjarja e rëndë që mund të kishte përfunduar në një tragjedi ndodhi mesditen e së dielës në rrugën e Kavajës. Çifti Vilma dhe Arjan Konomi ishin duke kaluar rrugën në vijat e bardha bashkë me foshnjen e tyre 3 muajshe. Me një shpejtësi të lartë, Ajas Sulejmani i përplasi dhe pasi zbriti nga makina dhe pa çfarë ndodhi u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos iu dhënë as ndihmën e parë. Ai u arratis për gati 3 orë dhe më pas u arrestua në një nga spitalet private të Tiranës. Policia arrestoi edhe kushëririn e tij pasi dyshohet se ishte me të si pasagjer në momentin e aksidentit. Ndërkohë që në spitalin e Traumës ndodhet vetëm çifti. Foshnja ka dalë nga spitali pasi fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime, ndërsa gjendja e Vilma dhe Arjan Konomit është e qendrueshme. Ata janë jashtë repartit të Trajtimit Intesiv dhe po trajtohen për Politraumë pasi kanë marrë dëmtime në disa pjesë të trupit.

LAJMI KRYESOR: Përplasi çiftin e beben, Sulejmani del në gjyq, justifikon drogën: I merrja për palestër

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet ajas sulejmani g-class perplas ciftin dhe foshnjen ajas sulejmani g-class perplas ciftin dhe foshnjen

Sondazh

Poll