Bota

‘Jam i pafajshëm, më vjen turp që jetoj në këto kohë’, Jakup Krasniqi flet në Speciale

10 Maj 2022, 12:54 Nga DOSJA
‘Jam i pafajshëm, më vjen turp që jetoj në këto

HAGË-Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë para Gjykatës Speciale në seancën dëgjimore pas dorëzimit të aktakuzës së re e cila u ndryshua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 29 prill.

Në fjalën e tij Krasniqi tha se është i pafajshëm, ndërsa pati një fjalim të gjatë kur gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti nëse e ka marrë aktakuzën e re dhe nëse i ka lexuar akuzat.

“I nderuari gjyqtar, zonja dhe zotërinj të të gjitha segmenteve të drejtësisë që jeni të thirrur të mbroni dhe të bëni drejtësi, kërkoj që të më kuptoni drejt. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë njeri me integritet më mënyrën më të qartë në raport me më të fortin, por për më të dobtin kurrë nuk kam shfaqur as shenja egërsie e as përbuzje, veç dhembshurisë njerëzore. Padrejtësisë, sado e rrezikshme të ishte dhe është edhe sot, nuk i jam përgjigjur me heshtje asnjëherë”, tha fillimisht Krasniqi.

Krasniqi tha se i vjen turp që jeton në këto kohë dhe që akuzohet për vepra të mbështetura nga gënjeshtrat e Serbisë të cilat cënojnë rëndë lirinë dhe të drejtat e njeriut.

Sot po i them disa fjalë. Mbase jam gabim, por kurrë nuk kisha besuar po të mos ishte ky rast se juristë të shkulluar në vendet me demokraci liberale, me traditë, që pretendojnë se punojnë në një sistem të drejtësisë kredibile, për të bërë drejtësi standarde, guxojnë të ngrisin një akuzë që mbështetet vetëm e vetëm mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë dhe e cila cenon rëndë lirinë, jetën e të drejtën e individit, e madje e godet në palcë të kurrizit të drejtën e një populli për liri e shtetndërtim me një padrejtësi të madhe. Mua më vjen turp që po jetoj në këtë kohë të këtij lloj homosapiensi që me kaq lehtësi ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të luftojnë për jetën në liri, për demokracinë e pavarësinë”, tha Krasniqi.

Në fund të fjalimit, Krasniqi, ashtu si dhe Thaçi dhe Veseli u shpreh se i ka lexuar akuzat e reja dhe nuk i ka kuptuar, gjithashtu ai kërkoi që gjyqi të fillojë sa më shpejt.

Unë z. gjyqtar, i kam lexuar dokumentet, aktakuzën, edhe këtë shtesën e fundit, dhe mund të them me bindje të plotë se e kam të vështirë ta kuptoj edhe aktakuzën e parë, edhe vazhdimin, pasi jam i bindur se vepra të tilla kurrë nuk kam kryer në jetën time. Prandaj deklarohem krejtësisht i pafajshëm. Dhe natyrisht kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe të mos na mbani kaq gjatë në paraburgim”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Akuzat për krime lufte/ Sot seancat në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni jakup krasniqi kosova ne hage jakup krasniqi kosova ne hage

Sondazh

Poll