Bota

Trupat e Sri Lankës në rrugë pasi protestuesit dogjën shtëpitë e liderëve gjatë natës

10 Maj 2022, 12:08 Nga DOSJA
Trupat e Sri Lankës në rrugë pasi protestuesit dogjën

SRI-LANKA- Një shtetrrethim është në fuqi në të gjithë Sri Lanka pasi turmat dogjën shtëpitë që i përkisnin familjes në pushtet Rajapaksa. Turma dogji shtëpiat e tyre për krizën ekonomike që po përjeton Sri Lanka.

Dhuna brenda natës mbylli një ditë trazirash që dhanë dorëheqjen e kryeministres Mahinda Rajapaksa. Turmat rrethuan rezidencën e tij dhe u përpoqën ta sulmonin atë ndërkohë ai u evakuua në vend të sigurt në një operacion para agimit mes gazit lotsjellës dhe të shtëna paralajmëruese.

Shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 190 janë plagosur që nga e hëna. Orari i shtetrrethimit në të gjithë ishullin është zgjatur deri në mëngjesin e së mërkurës pasi autoritetet kërkojnë të shuajnë dhunën. Sipas BBC, shumë protestues ende po bëjnë thirrje që presidenti Gotabaya Rajapaksa, vëllai i Mahinda, të largohet nga detyra.

Raportet thonë se më shumë se 50 shtëpi politikanësh u dogjën gjatë natës. Dhuna u zvogëlua me zbardhjen e ditës, megjithëse protestat vazhduan pavarësisht shtetrrethimit. Që nga muaji i kaluar Sri Lanka është kapluar nga përshkallëzimi i demonstratave për rritjen e çmimeve dhe ndërprerjet e energjisë elektrike.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota 6 shpërthime në sri lanka mahinda rajapaksa turmat sulmojne liderat ne sirilanka 6 shpërthime në sri lanka mahinda rajapaksa turmat sulmojne liderat ne sirilanka

Sondazh

Poll