Bota

Presidenti i ri i Koresë së Jugut, kërkoi heqjen e armëve berthamore të Koresë së Veriut

10 Maj 2022, 12:09 Nga DOSJA
Presidenti i ri i Koresë së Jugut, kërkoi heqjen e armëve

KOREJA E JUGUT- Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, sot gjatë fjalimit të tij presidencial premtoi një “plan të guximshëm” për të forcuar ekonominë e Koresë së Veriut në këmbim heqjes së armëve bërthamore.
Yoon, i dha komentet pasi u betua si lideri më i ri i vendit në një ceremoni në kryeqytetin Seul. Sipas CNN, Presidenti e quajti programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut një “kërcënim” për rajonin.

“Sot, ne jemi përballur me kriza të shumta. Si president i ri, jam thellësisht i përulur nga detyra e jashtëzakonshme për ta udhëhequr kombin tonë nga krizat e fundit. Jam gjithashtu mirënjohës që më besojnë njerëzit e këtij kombi të madh. Jam i bindur se edhe një herë do t’ia dalim. Nëse Koreja e Veriut me të vërtetë fillon një proces për të përfunduar denuklearizimin, ne jemi të përgatitur të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të paraqitur një plan të guximshëm që do të forcojë shumë ekonominë e Koresë së Veriut dhe do të përmirësojë jetën për popullin e saj,” tha Yoon.

Yoon është i ri në politikë, pasi ka kaluar 27 vitet e fundit të karrierës së tij si prokuror. Ai e filloi karrierën e tij politike pasi drejtoi hetime të profilit të lartë për skandalet e korrupsionit.

(d.d)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota koreja e jugut yoon suk-yeol koreja e jugut yoon suk-yeol

Sondazh

Poll