Bota

Ndihmoi një të burgosur që të arratisej, vetëvritet ish-punonjësja e burgut në Alabama

10 Maj 2022, 11:47 Nga DOSJA
Ndihmoi një të burgosur që të arratisej, vetëvritet

ALABAMA- Ish-punonjësja e burgut, Vicky White në Alabama qëlloi veten për vdekje pasi u dyshua se ndihmoi të arratisej nga paraburgimi një vrasës. 56- vjeçarja u akuzua për arratisje me Casey White i cili ishte nën hetim për vrasje. Dyshja kaluan më shumë se një javë në arrati përpara se të kapëshin nga policia në Indiana.

Sipas The Guardian, zyrtarët thanë se dy të arratisurit u kapën pranë Evansville, Indiana ndërkohë Casey White u dorëzua dhe Vicky White qëlloi veten dhe u dërgua në një spital ku më vonë vdiq.

Dyshja kishin qenë objektivi i një gjueti mbarëkombëtare që nga 29 prilli, White, ndihmësdrejtoresha e korrigjimeve për burgun në Lauderdale County, dyshohej se ndihmoi në arratisjes e Casey White, i cili ishte në pritje të gjyqit në një rast vrasjeje kapitale. 

Casey White ishte duke vuajtur një dënim me 75 vjet burg për tentativë vrasje dhe akuza të tjera në momentin e arratisjes së tij. Ai ishte në pritje të gjykimit për therjen me thikë të një gruaje 58-vjeçare gjatë një vjedhjeje në vitin 2015. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me dënimin me vdekje.

Anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e Vicky White thanë se ishin të habitur nga përfshirja e saj. 

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota alabama casey white lauderdale county vetevritet ish-zyrtarja vicky white alabama casey white lauderdale county vetevritet ish-zyrtarja vicky white

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 09:50

Thaçi në Gjykatën Speciale: Jam i pafajshëm

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi më 29 prill 2022, Z...