Bota

Zbulimi tronditës/Tharja e liqenit në SHBA nxjerr dhjetëra trupa të pajetë

10 Maj 2022, 11:22 Nga DOSJA
Zbulimi tronditës/Tharja e liqenit në SHBA nxjerr dhjetëra trupa

SHBA- Më shumë mbetje njerëzore janë gjetur në Liqenin Mead, vetëm një javë pasi trupi i një viktime të dyshuar të vrasjes u gjet në rezervuar. Mbetjet e fundit u raportuan te rojet e parkut të shtunën. Më 1 Maj, një trup u gjet në një fuçi të mbërthyer në baltën e vijës bregdetare të liqenit.

Rezervuari më i madh në SHBA, Liqeni Mead furnizon me ujë të pijshëm 20 milionë njerëz nga Las Vegas në Los Angeles. Sipas BBC, policia ka paralajmëruar se ndërkohë që niveli i liqeni do të bie do të zbulohen mëshumë trupa të vdekur. Nivelet e Liqenit Mead kanë ardhur në rënie që nga viti 2000 pasi thatësirat janë përkeqësuar vitet e fundit.

Hetuesit thonë se trupi i gjetur javën e kaluar nga skafistët i përkiste një personi që u qëllua për vdekje në vitet 1970 ose 80. Detektivi i vrasjeve në Las Vegas, nënkoloneli Ray Spencer tha për mediat lokale se koha u përcaktua për shkak të rrobave dhe këpucëve të viktimës, të cilat shiteshin në dyqanet Kmart në atë kohë. Hulumtime të mëtejshme po kryhen për të studiuar metalin e gërryer të fuçisë për më shumë prova.

“Do të jetë një rast shumë i vështirë. Unë do të thoja se ka një shans shumë të mirë pasi niveli i ujit bie që ne do të gjejmë mbetje njerëzore shtesë,”– tha Spencer.

Liqeni Mead, i cili ndodhet në kufirin shtetëror Nevada-Arizona, u krijua nga Diga Hoover në vitet 1930. Në shkurt, studiuesit arritën në përfundimin se thatësira në jugperëndim të SHBA është më e keqja që ka qenë në të paktën një mijëvjeçar. Jo të gjitha thatësirat janë për shkak të ndryshimeve klimatike, por nxehtësia e tepërt në atmosferë po nxjerr më shumë lagështi nga toka dhe po i përkeqëson thatësirat.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota gjendet trupi ne liqenin mead liqeni mead ray spencer gjendet trupi ne liqenin mead liqeni mead ray spencer

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 09:50

Thaçi në Gjykatën Speciale: Jam i pafajshëm

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi më 29 prill 2022, Z...