Bota

Vrasja e Caroline në Greqi, dëshmia e mjekes për Babis: Narcisist, antisocial dhe arrogant

10 Maj 2022, 12:07 Nga DOSJA
Vrasja e Caroline në Greqi, dëshmia e mjekes për Babis:

GREQI– Ka nisur sot seanca e rradhës ndaj pilotit grek 33-vjeçar Babis Anagnostopoulos i cili një vit më parë vrau gruan e tij Caroline Crouch 20-vjeç dhe inskenoi skenën e një vjedhjeje të dyshuar nga disa shqiptarë.

Sipas Protothemës, mjekja psikiatre Alkistis Igoumenaki dëshmoi në gjykatë se piloti është një person me një çrregullim narcisist, me një ndjenjë madhështie, mungesë ndjeshmërie por edhe intolerance.

Igoumenaki, e propozuar nga padia civile për dëshmitare, në fillim të dëshmisë së saj në gjykatë, theksoi se gjykimi i saj për “profilin” e të akuzuarit është bazuar në studimit e çështjes dhe të gjitha provave të mbledhura nga hetuesit dhe prokuroria.

Për të bërë një diagnozë, ne duhet të ekzaminojmë çdo person, por për të skicuar ‘profilin’, mund të mbështetemi edhe në dokumente,”-tha ajo.

Në dëshminë e saj mjekja tha se Anagnostopoulos kishte dy çrregullime personaliteti, narcisist dhe antisocial duke shtuar se ka dhe një arrogancë të dukshme.

“Këta njerëz janë plotësisht të vetëdijshëm për atë që po bëjnë dhe rezultatin e veprimeve të tyre. Shpesh habitemi nga veprimet e tyre sepse këta njerëz kanë një jetë normale të përditshme”.-shtoi ajo.

Anagnostopoulos i cili ndodhej prezent në sallën e gjyqit shikonte me vëmendje dëshminë e mjekes dhe nuk pati asnjë reagim.

Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. 38-vjeçari pretendon vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ndërkohë që me autorin në burg, u përfol edhe për bashkëpunëtorë por nuk u gjet asnjë provë.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni alkistis igoumenaki babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch alkistis igoumenaki babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll