Bota

Çfarë tregon gjuha e trupit të Putin? Ekpertja e gjuhës analizon pamjen e tij (Foto)

10 Maj 2022, 11:45 Nga DOSJA
Çfarë tregon gjuha e trupit të Putin? Ekpertja e gjuhës

RUSI- Ekspertja e gjuhës së trupit Judi James, ka studiuar gjuhën e trupit të presitentit të Rusisë Vladimir Putin, në fjalimit e tij të djeshëm në përkujtim të Ditës së Fitores së Rusisë. Por ndërkohë që përmbajtja e fjalimit të tij tregonte pak për qëllimet e tij për konfliktin e vazhdueshëm, lëvizjet dhe pamja e tij fizike përmbanin shumë kuptime. Putin fillimisht dukej “i ngjashëm me gruan e moshuar që ishte ulur pranë tij” dhe kishte një fytyrë të dukshme “të fryrë” por dha “shumë sinjale zemërimi” gjatë fjalimit të tij të shumëpritur.

Sipas Sky Neës, Ajo sugjeroi një video të tij të ulur me pjesën e sipërme të këmbëve të mbuluar nga një lloj materiali i cili për shumë njerëz dukej si një batanije, por që sipas saj ishte më shumë gjasa një mushama.

“Ai duket më i ngjashëm me gruan e moshuar që është ulur pranë tij. Është më e theksuar. Duke tundur krahun e majtë të fytyrës,por duke e mbajtur krahun e djathtë poshtë nga ana e tij. Kjo është diçka që e kam parë duke bërë prej disa vitesh tani. Ai mund të dukej i sëmurë, por kur shkoi për të mbajtur fjalimin, papritmas e pamë që po kthehej. Putin e ndryshoi gjendjen e tij në mënyrë të konsiderueshme. Kur u ngjit në skenë, ai u kthye nga ky njeri që ishte paksa i paqëndrueshëm me kokën ulur. Papritmas ngriti sytë, shikoi drejt e në kamerë, dhe kjo ishte kur më shqetësoi, sepse kur një alfa është e rrethuar, kur një alfa tregon dobësi, shpesh mund të jetë më vdekjeprurëse,” tha James.

Fjalimi i Vladimir Putin, ditën e djeshme gjatë përkujtimeve të Ditës së Fitores së Rusisë ishte në qendër të spekulimeve të përhapura paraprakisht që kur ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulme në qendra tregtare dhe hotele, SHBA paketë 40 miliardë dollarë për Ukrainën

(d.d)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota judi james vladimir putin judi james vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 09:50

Thaçi në Gjykatën Speciale: Jam i pafajshëm

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi më 29 prill 2022, Z...